Gjykata e Shkodrës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj. Më herët autori kishte kërkuar mëshirë, duke rrëfyer edhe dinamikën e ngjarjes tronditëse.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 korrik të këtij viti në Dukagjin, ku Michal Svatos dhe Anna Kosinova u gjetën të vrarë në automjetin e tyre. Pas hetimeve policia zbuloi menjëherë autorin e krimit, Sokol Mjacaj, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë.
Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Mjacajt për gjykim të shkurtuar. Ai ka rrëfyer se nuk ka dashur të vrasë turistët, por vetëm tu merrte atyre makinën. TCh
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...