Vlerësuar për koleksionin e pasur dhe unik me mbi 1.200 objekte, që datojnë nga periudha e gurit deri në mesjetën e vonë, Muzeu Arkeologjik në qytetin e Korçës sot është pak i vizituar për shkak të gjendjes së ambienteve ku ekspozohen gjetjet arkeologjike.
Lëkundjet sizmike të dy viteve më parë e degraduan më tej objektin, i cili mban statusin e Monumentit të Kulturës të Kategorisë së Parë.
Kati i dytë i muzeut ka dalë jashtë funksionit si pasojë e dëmeve që kanë pësuar strukturat mbajtëse, ndërsa vizitat e turistëve janë të kontrolluara dhe në grupe të vogla.
Ndërtesa është listuar nga specialistët si objekt në risk,ndërsa projekti i restaurimit është në pritje të financimit.
Muzeu Arkeologjik i Korçës u hap në vitin 1980, në ndërtesën e familjes Piasto, në qendër të qytetit, e cila njihej ndryshe si Mysafirhane. Objekti u ndërtua në vitin 1870, në frymën e arkitekturës osmane./tvklan.al/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen