Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për shoqërimin e dy gazetarëve gjatë protestës për të riun që u vra Klodian Rasha.
Në një njoftim në rrjetet sociale, BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.
“BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin”, thuhet në njoftim.
Më herët, Komisioni Evropian ka reaguar duke dënuar shoqërimin e gazetarëve në komisariat nga policia pas protestave të zhvilluara në Tiranë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez i kujtoI Shqipërisë paketën e zgjerimit.
Në protestat e zhvilluara në Tiranë u shoqëruan dy gazetarë Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, ndërsa disa orë më pas u lanë të lirë./abcnews.al/
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...