Vetëm pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Në reagim, Rama shkruan se edhe kur krisjet duken të pariparueshme gjithmonë ka një zgjidhje. Rama thotë se “ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”.
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka VullnettëMirë Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, – mbyllet reagimi i Ramës.

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje