Deputeti i opozitës parlamentare në Shqipëri, Lefter Maliqi ka habitur në studion e emisionit Repolitix me një deklaratë. Ai tha se deputetët janë njerëzit më të korruptuar në vend, ndonëse edhe vetë mban postin e deputetit.
“Reforma në Drejtësi është e kapur. Shpresoj dhe besoj që ambasadorja e re të luajë rolin vendimtar për të treguar të vërtetën te DASH se ne jemi një vend i kapur nga krimi. Jemi në një vend që po sundohemi nga krimi. Përse ne deputetët nuk kalojmë vetting. Ku ka më të korruptuar se deputetët. Kush e shkatërroi këtë vend? Politika”, tha Maliqi.

Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...
Hoti: Rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti...
S’duhet dekret: Nëse nuk ka president deri në mesnatë, vendi...
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...