Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.
“Defender 21” u çel sot me eventin e parë, Dita e Vizitorëve të Shquar (DV- Day), me praninë e autoriteteve më të larta civile e ushtarake në vendin tonë, ato amerikane dhe NATO.
“Defender Europe 21” është një stërvitje e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë dhe parashikohet të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere.
Shqipëria është një nga 16 vendet që mirëpret zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake, e cila ka për qëllim ndërveprimin e aleatëve dhe reagimin në raste krizash.
Stërvitja pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari