Kukësi është përfshirë nga reshje e dëbore, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave. Për këtë arsye, ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe shkak më së shumti janë bërë ngricat.
Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës. Rruga e Kombit është e hapur, ndonëse ka në të prezencë të borës dhe ngricave. 8 borëpastruese për hedhjen e kripës dhe largimin e borës janë duke vepruar në dy anët e rrugës, ndërsa policia ka shtuar numrin e patrullave, duke këshilluar drejtuesit e automjeteve.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në Qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve të borës. Njësitë administrative Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.
Trashësia e borës në këto njësi administrative ka arritur deri në 35 cm. Rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Cerenecit.
Probleme janë shfaqur edhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të Qarkut Dibër. Qyteti është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga bora si dhe me prani të madhe ngricash në rrugë, duke u kthyer në problem për qarkullimin e mjeteve. Ulja e temperaturave deri në minus 7 gradë është shoqëruar, përveç borës, edhe me erë të fortë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për shtyp, bën të ditur se bashkë me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura po ndjek me vëmendje situatën e motit të keq dhe grupi i vlerësimit i Qendrës së Bashkuar Operacionale dhe përfaqësues të Drejtorisë Operacionale janë në krye të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, më problematike situata paraqitet në Qarkun e Dibrës dhe Kukësit.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit