Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në zonat malore të vendit.
Në Qafën e Llogarasë kalimi bëhet vetëm me zinxhir, madje raportohet se në disa pika kalimi është i vështirë edhe me zinxhira vendosur.
Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Në zonë ndodhen disa mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë, por rënia e vazhdimisht e dëborës e neutralizon atë.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nuk lejon që të kalojnë automjete pa vendosur zinxhirët.
Edhe në Qarkun e Dibrës raportohen probleme. Thuajse në të gjitha rrugët në këtë zonë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës në rrugë.
Qarku i Korçës është përfshirë i gjithi nga reshjet e bardha. Në Dardhë dëborë ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në rrugën Qafë-Thanë – Qafë-Plloçë e deri në Kapshticë dëborë shkon deri në 7 centimetra.
Deri më tani raportohet se përveç aksit Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, që kalohen me zinxhirë, në të gjitha rrugët e tjera nuk ka probleme./Top Channel
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...
Nis seanca për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’