Pas Deklaratës së Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel i cili tha se viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet tashmë kandidate dhe BE të jetë e gatshme për zgjerim ka pasur reagime nga Komisioni Evropian.
Me anë të një konference për media në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinat tha se Komisioni nuk është i përqëndruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të BE-së.
Lidhur me këtë qëndrim të Komisionit ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili me anë të një postimi në Tëitter tha se edhe pse udhëtimi në destinacion mund të jetë i ngadaltë, autobusi evropian është i sigurtë.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë”, shkroi Rama./Arbresh.info
Yeah of course, that’s why the bus can never become a plane… Anyhow trust me, at the present status of affairs standing in the EU bus even without a seat is safer then sitting in a Russian plane, because the trip may be too slow and our destination too far, but one thing is sure…
— Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2023
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...