Një debat për pronësinë e shtëpisë ka degjeneruar në konflikt mes dy vëllezërve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të Fierit, ku Besmir Lika, 32 vjeç u arrestua për dhunë në familje.
Ka qënë vëllai i tij më i vogël, T. Lika i cili ka lajmëruar policinë pasi i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
32-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia, por gjatë kontrollit të banesës atij i janë gjetur dhe 413 gram hashash.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Fierit./Top Channel
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...