Europarlamentari David McAllister, përshëndeti arritjen e ujdisë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, iniciatori i marrëveshjes Rama-Basha, David McAllister reagoi për herë të parë, pasi Rama dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët duke i dhënë fund krizës politike. McAllister, paketa e të cilit – me disa integrime të reja – solli edhe rezultatin e shumëpritur, shkruan se është i kënaqur që përpjekjet e tij, të BE-së dhe SHBA-ve i dhanë fund krizës.
“Unë jam i kënaqur që përpjekjet dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshme. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen, kur Qeveria dhe opozita kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin”, shkruan McAllister.
Edhe agjencia gjermane e lajmeve, DPA, shkruan se Qeveria dhe opozita i dhanë fund konfliktit disa mujor në Shqipëri. Bazë për këtë ishte një kompromis i ofruar nga BE, por që u arrit me ndihmën e SHBA-së. Në thelb të kompromisit qëndrojnë garancitë për zgjedhje të lira. Opozita e bllokoi Parlamentin dhe refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, pas akuzave të saj se Qeveria është e implikuar në kriminalitetin e organizuar.
Opozitës i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri të rëndësishme e pozicioni i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e parashikuara për më 18 qershor shtyhen. /DW/
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...