Pamjet e sigurisë së një biznesi kanë filmuar momentin kur era e fortë ka rrëzuar objektet nga tarraca e një pallati. Ngjarja është shënuar në zonën e Freskut në Tiranë.
Sikurse shihet në pamjet e siguruara nga tvklan, një automjet ka shpëtuar për mrekulli. Vetëm 1 sekondë pasi ka kaluar, në rrugë bien menjëherë objektet nga tarraca. Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar.
Moti i keq dhe stuhia e erës goditi ditën e sotme Tiranën dhe disa qytete të tjera. Në kryeqytet, shpejtësia më e lartë e erës u regjistrua 64 km/h, sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë.
Në disa zona u rrëzuan pemë, por për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...