Dade: Nëse bëhet mocion me votë të fshehtë, Rama rrëzohet!

10:43 | 11 Shkurt 2019

Ish deputetja e PS-së Arta Dade ka deklaruar se nëse do të bëhj një mocion besimi në Kuvend, atëherë Rama do të rrëzohej nga karrigia e kryeministrit.

E ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, socialistja u shpreh se ka marrë plot sms nga ana e shumë socialistëve, se nëse votimit do të ishte i fshehtë, atëherë Rama do të binte nga vetë të majtët.

“Nëse do ketë një votim të fshehtë në Kuvend. Një mocion dhe votimi të jetë i fshehtë, Rama nuk e fiton grupin parlamentar. Kam marrë shumë mesazhe dhe mendojnë shumë si puna ime, por nuk kanë kurajo. Opozita e tanishme nuk besoj se vërtetë e dëmton Ramën, por e kanë forcuar sepse kanë qenë inekzistentë”, tha ish-deputetja socialiste

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara