Çështja e testimeve është një diskutim, jo vetëm në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Ora News tha se po ecet sipas udhëzimeve të ekspertëve.
Rama tha se Shqipëria nuk është Amerika, por nëse ekspertët do të kërkojnë bërjen e më shumë tamponë, atëherë kjo do të ndodhë.
Edi Rama: Diskutimi për testimet është botëror. Ne nuk jemi Amerika në asgjë farë. Në këtë rast ne jemi të bindur që komiteti ynë teknik i ekspertëve nuk ka asgjë më pak sesa çdo komitet teknik në botë, edhe në Amerikë po të doni ju. Strategjia e tamponëve është strategji që nuk e përcaktoj unë, nuk e përcakton qeveria, mediat, jo e jo gjinkalla këngëtare, e përcaktojnë ekspertët e komitetit teknik. Deri tani nuk besoj se keni vërejtje substanciale si po ecën situatë. Që tregon se tregon strategjia po funksionon. Ne do të bëjmë si të na thonë ekspertet. Kur të thonë ata që do bëhen më shumë teste ne do ti bëjmë dhe do zotojmë urdhrin e tyre.
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...