Të mërkurën paradite pritet të merret një vendim për masat e reja në Komitetin Teknik të Ekspertëve. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se masat do të shtrëngohen dhe Komiteti pritet të mos e zhgënjejë kreun e qeverisë.
Në disa media po flitet që sot në mbrëmje se Komiteti do të propozojë që shtetrrethimi të fillojë që në orën 20.00 deri në orën 06.00. Të njëjtat burime thanë se do të ketë kufizime edhe për baret dhe restorantet për shërbimin në ambientet e brendshme.
Kjo e martë shënoi edhe një tjetër ditë me shifra të larta të pandemisë. Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit./lapsi.al
Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4