Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19.
Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi. Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar.
Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
Ministrja Manastirliu me një postim në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjashtë pacientë të shëruar kanë lënë sot spitalin infektiv:
Lajm i mirë??Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19 ?Deri tani 3️1️ qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë??
FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit
Bashkë Ja Dalim./TCH
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...