Me rritjen e numrit të të infektuarve, ekspertët kanë ardhur në përfundim se kjo simptomë është tregues se tashmë jeni prekur nga koronavirusi.
Dhimbja e fytit mund të jetë simptoma kryesore që sugjeron se dikush është infektuar tashmë me koronavirus, transmeton portal arbresh.info
Simptomat e radhës më të përhapura janë dhimbja e kokës dhe hunda e bllokuar, sipas studimit të Zoe Covid.
Në fillim të pandemisë, simptoma të tilla si ethet ose humbja e nuhatjes konsideroheshin ndër shenjat më karakteristike të virusit, por tani ato janë simptomat më pak të raportuara, raporton sky.
Profesor Tim Spector, bashkëthemelues shkencor i Zoe dhe shkencëtar kryesor në Studimin e Shëndetit Zoe, tha se virusi është “ende i shfrenuar” në popullatë.
“Aq shumë sa që nëse keni ndonjë simptomë të ngjashme me të ftohtin për momentin, ka gati dy herë më shumë gjasa të jetë Covid sesa një ftohje”, tha ai.
Për shkak se ekzistojnë variante të ndryshme të Covidqë bashkëekzistojnë, si variantet Omicron BA.2, BA.4 dhe BA.5, madje edhe njerëzit me infeksione të së kaluarës dhe ata me dozën e tretë të vaksinës mund të infektohen./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...