Shtatë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.
Në ndërkohë, janë konfirmuar edhe 2179 raste të reja nga gjithsej 7626 testime të kryera.
Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i pandemisë.
19,131 pacientë aktivë me COVID-19 janë në gjithë vendin, derisa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...