Kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, ka qëndruar sot në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues.
Shumë prej punëtorëve që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë kosovarë, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot.
Një prej tyre është edhe kosovar Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Ai ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës.
Makolli tha se “Clark ishte shpëtimtari i Kosovës”.
Pas kësaj, kreu i qeverisë shqiptare, iu kthye atij duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Hashim Thaçi.
“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare