Roli në prapaskenë i kryeministrit Edi Rama në bisedimet Kosovë-Serbi, zgjedhja e një qeverie reformiste në Maqedoni pasuar me marrëveshjen për emrin me Greqinë, janë disa nga meritat që ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, ia njeh si meritë kryeministrit të Shqipërisë.
Kouchner i njeh meritën kryeministrit Rama dhe për ndikimin në zhvillimet e tjera në rajon, shkruan sot Koha Ditore.
“I shtyrë nga kjo mbështetje në vend, Rama ka qenë në gjendje të ndikojë zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet se pa inkurajimin e tij, revolucioni që solli zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni nuk do të kishte ndodhur, ndërsa marrëveshja për emrin me Greqinë do të kishte qenë e pamundur (pa ndikimin e Edi Ramës në partitë dhe komunitetin shqiptar). Në mënyrë të ngjashme, roli në prapaskenë i Ramës në nisjen dhe përparimin e bisedimeve midis Serbisë dhe ish-provincës së saj, Kosovës ka qenë tejet jetik”, shkruan Kouchner në një shkrim për portalin evropian Euraktiv ku trajton shpesh çështje të rajonit të Ballkanit.
Bernard Kouchner, ish-ministri i Jashtëm i Francës dhe ish-përfaqësuesi special I OKB-së në Kosovë mendon se integrimi i qëndrueshëm i rajonit të Ballkanit në BE është lajm i mirë, pasi ndihmon dhe për një Evropë të federalizuar dhe në një bashkim të plotë.
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK