Helikopterë dhe mjete të shumta luftarake kanë zbarkuar në këto momente në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sheshi është rrethuar nga forca të shumta ushtarake dhe policore, ndërkohë që disa helikopterë ushtarakë janë parë të zbresin aty, si dhe dhjetëra mjete të blinduara ushtarake.
Sheshi të ngjan me një fushë-beteje, por ende nuk janë ndjerë krisma armësh.
Lexues të “Mapo.al” kanë sjellë për ne foto dhe video që tregojnë këto momente, kur sheshi në qendër të kryesutetit është pushtuar nga forca të armatosura shqiptare dhe të huaja.
Qytetarët që në ato momente ishin duke shkuar drejt kondrave të Liqenit Artificial, ose po shëtisnin me biçikleta në korsitë e dedikuara, janë trembur disi nga kjo “shfaqje” e paparalajmëruar.
Deri tani, “Mapo.al” ka mësuar se aty po poërgatitet për neser një aktivitet i përbashkët mes Forcave të Armatosura Shqiptare dhe atyre Britanike, por ende nuk dihet qëllimi i saktë…./Mapo.al/Foto+Video: Albanian-Transport.com
https://www.facebook.com/transport.albanian/videos/1182061745283504/

PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve