Forca të shumta policie kanë shkuar në Bashkinë Devollit që prej orëve të para të mëngjesit.
Kryebashkiaku i ri socialist Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.
Ndërkohë që opozita është duke protestuar jashtë kreu i Bashkisë ka thënë se policinë e ka thirrur ai pasi kishte informacion se do të zhvillohej protesta.
“Nje pjesë e punonjësve kanë hyrë në zyrë. Policinë e kam thirrur unë pasi kisha informacion se do bëhej ky tubim. Po pres që të gjithë punonjesit e tjerë të hyjnë në zyrë. Ish kryetari nuk pranoi të largohej ndaj u detyruam të veprojmë kështu. Unë kam patur takime edhe me punonjësit ditën e shtunë. Ata do vijnë në punë”, thotë kryebashkiaku i ri i Devollit.
Nga ana e PD-së zgjedhjet e 30 qershorit quhen ilegjitime dhe se kryetarët e bashkive të dala nga zgjedhjet e 2015 duhet të vijojnë të qëndrojnë në krye të detyrës. Bledion Nallbati, kryetari i bashkisë i dalë nga zgjedhjet e 2015 thotë se partia shtet ka vendosur të marrë me dhunë këtë institucion.
“Sot Bashkia është kthyer në burgun 313. I zaptuar nga vetë shteti. Keni parë dhe pamje më të rënda Institucioni i bashkisë është uzurpuar duke shkallmuar dyert dhe duke u marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdut, kriminel në momentet kur institucioni ka qenë i mbyllur dhe jashtë orarit të punës. Unë jam kryetari i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit në një proces legjitim. Në një proces ku partia shtet ka vendosur ta marrë me dhunë këtë institucion e ka rrethuar me polici dhe e mban të uzurpur”, u shpreh ish- kryebashkiaku i djathtë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë