Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka folur sot mbi zhvillimet e fundit me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Xhafaj nuk përmendi emra konkretë, por foli për trafikantë, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për moskapjen e tyre.
“Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti. Të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë”, tha ministri, i cili nuk specifikoi ngjarje dhe as emra.
Këtë deklaratë Xhafaj e bëri pas zhvillimeve të bujshme, ku përmendet Tahiri si i përfshirë në një trafik droge.
Xhafaj mori pjesë në një konferencë, ku flitej për trafikun e qenieve njerëzore ku theksoi mes të tjerash se shumëkush mund të flasë për trafikun dhe trafikantët, por harron prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
“Të gjithë flasim për trafikun dhe trafikantët, por harrojmë të ngremë zërin për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që kanë shpërdoruar detyrën. Të gjithë flasin për trafikantë dhe trafik, por shumë pak flasin për ata punonjës policie të ndershëm. Ndaj, është rasti t’ju shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë veprimtarëve të policisë, që i janë përkushtuar me devotshmëri këtij profesioni. Mirënjohje për gjithë ata prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë drejtësi përballë trafikantëve. Mirënjohje të veçantë të gjithë punonjësve të policisë trima, që shpëtojnë jetët njerëzore dhe u shpërbejnë drejtësisë”, përfundoi Xhafaj.
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...