Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ndërsa doli në konferencë për të dhënë shifrat më të fundit të procesit zgjedhor , tha se është sulmuar edhe aplikacioni i KQZ, por po punohet për ta zgjidhur.
Celibashi: Po japim disa info, janë 144 Qendra Votimi ku po bëhet manualisht votimi. Prej tyre 83 janë duke e bërë këtë proces për shkak se nuk janë paraqit operatorët. Pjesa tjetër janë se kanë pasur probleme me pajisjen.
Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë dhe për konfliktet në komisione, po këto kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por nuk bëjnë rrezik për procesin.
Në shkollën Betim Muço ka patur grumbullim njerëzish ku janë 12 QZ, që nuk lejohet, se aty duhet të jenë vetëm votuesit që janë në radhë, të tjerët s’kanë arsye për të qëndruar.
Kemi dërguar inspektorë dhe situata është qartësuar dhe po vijohet normalisht. Për pjesëmarrjen , dy gjëra: numri 65 , është nr i qendrave të votimit që kanë raportuar , dua ta theksoj këtë, pjesëmarrja që deklarojmë është në bazë të atyre që raportojnë.
Kemi një numër të vogël qendrash që kanë raportuar, pasi aplikacioni është sulmuar pak më para dhe nuk mund të shmangej dhe po punohet ta zgjidhim, nëse jo kemi plan B dhe C./tch
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...