Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se procesi i votimit në 5 bashki ku po zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakë po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë shqetësim serioz.
Në një komunikim për mediet, Celibashi tha se nga raportimet që KQZ ka marrë nga terreni procesi po zhvillohet deri në këto momente i qetë.
“Deri tani nuk është se kemi evidentuar ndonjë problem që të ketë ndikuar apo të ketë penguar procesin e votimit. Të gjitha qendrat e votimit po funksionojnë normalisht”, tha ai.
Për sa i përket pjesëmarrjes në votime, Celibashi theksoi se deri në orën 13:00 ajo është 13.09 %.
Pjesëmarrjen më të lartë në votime e ka bashkia e Matit me 29.26% dhe pjesëmarrjen më të ulët bashkia e Vlorës me 8.51%.
Po ashtu, Celibashi informoi se pjesëmarrja më e madhe e votuesve në të 5-ta bashkitë sipas grupmoshave i përket grupmoshës mbi 65 vjeç, e ndjekur nga grupmosha 55-64 vjeç.
Ndërsa pjesëmarrja më e ulët, sipas tij, regjistrohet te votuesit e grupmoshës 18-22 vjeç.
Duke iu përgjigjur interesimit të medies mbi thyerjen e heshtjes zgjedhore nga kandidatët apo përfaqësuesit politikë, Celibashi theksoi se “është kaq e qartë kjo gjë në Kodin Zgjedhor sa që nuk ka nevojë për komente.
“Sidomos për kategorinë e politikanëve dhe funksionarëve të ndryshëm publikë që në ditën e votimit e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për të nxitur pjesëmarrjen në votime, por jo për të votuar kandidatë të caktuar”, tha ai.
Po ashtu, Celibashi informoi se janë verifikuar rastet e raportuara për praninë e personave të paautorizuar në qendrat e votimit dhe përveç 1 ose 2 rasteve nuk rezulton të ketë pasur problematika të tjera./atsh.al
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...