Pranë Task Forcës së ngritur nga SPAK-u për procesin zgjedhor janë bërë në 3 javë fushatë 115 kallëzime për krime të pretenduara elektorale.
Shifra që i zbulon kreu i KQZ-së pas takimit të zhvilluar një ditë më parë me kreun e këtij institucioni, kryeprokurorin Çela dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Ndërsa në prokuroritë e rretheve janë bërë 32 kallëzime.
“Janë të depozituara nga parti politike, qytetarë, Policia apo institucione e organizma të tjerë. 8 nga këto kallëzime janë regjistruar nga vetë SPAK. Dhe janë regjistruar 35 procedime. 8 janë të regjistruara kryesisht nga vetë SPAK”, tha Celibashi.
Sa i takon procesit të votimit nga jashtë vetëm 21 mijë fletë votimi nuk janë shpërndarë ende. Komisioneri zbulon se 11 mijë prej tyre rrezikojnë të mos shpërndahen deri ditën e fundit pasi zgjedhësit kanë pasaktësi të ndryshme në të dhënat e regjistruara.
“Duhet që të kontaktojnë DHL-në”, tha Celibashi.
Sa i takon ankesave të partive për këtë procesi, në mënyrë të veçantë në Greqi, Celibashi shpjegon se pavarësisht se janë dëgjuar të drejtë për t’i bërë sipas ligjit për çdo parregullsi të hasur e kanë vetëm vetë votuesit.
“Çdo votues që është ballafaquar me një problematikë është në mundësinë dhe lirinë për ta bërë këtë individualisht”, tha ai.
Celibashi thotë me siguri se procesi i votimit nga jashtë sa i takon KQZ është pa të meta, ndërsa sa i takon kompanisë postare problematikat e hasura do të diskutohen në përmbyllje të gjithë procesit dhe do të merren masa për çdo shkelje të protokollit./tvklan.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...