Kryeministri Rama është duke folur mbrëmjen e sotme në emisionin e Arian Çanit për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.
Gjatë bisedës, Çani e ka pyetur Ramën se në çfarë gjendje psikologjike është kryeministri pasi në nëntor vendi u godit nga tërmeti e tani nga koronavirusi.
“Cila është gjendja jote psikologjike, duke qenë se që nga nëntori je duke drejtuar disa luftra, tërmetin e 26 nëntorit, tani bam coronavirusi. I bie që nga nëntori je prijës i luftërave të zeza. A mos ndoshta je bir i Zotit dhe nuk e dimë?”, pyeti Çani.
Ndërkohë, Rama ka zgjedhur të përgjigjet duke cituar një shprehje të gjyshes së tij “Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.”
“Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit ishte betejë e jashtëzakonshme, kjo është lufta e tretë botërore dhe është një luftë ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë ende kapacitete të kundërsulmojnë por janë në mbrojtje… Gjyshja im thoshte: Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha”, u përgjigj kryeministri Rama.
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...