Gazetari Arian Çani, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në News24, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ka informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia.
“Kam informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia. Deri sa ne të zhvillohemi pak atëherë do ta marrë në dorë Europa. Bota nuk është vizatuar akoma, përderisa vjen një amerikan i administratës së vjetër, nuk ka ardhur një i administratës Trump. Pse nuk bënë paketë Yee, por risollën atë të McAllister,” tha Çani.
Teza e tij është kundërshtuar nga Ervin Iljazaj, drejtor i MAPO-s, duke thënë se një gjë e tillë as nuk duhet t’i shkojë në mendje, pasi është SHBA-ja ajo që merret me rajonin. “Po si të shkon në mendje kjo, është SHBA-ja që e ka marrë përsipër rajonin,” tha Iljazaj./BW/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës