Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në detyrë, Gent Cakaj, u ka bërë thirrje 350 personave me pasaporta diplomatike në shpërputhje me ligjin, të bëjnë dorëzimin e saj.
“Shqipëria ka pothuajse dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet evropiane. Sot në Shqipëri ka më shumë se 350 persona, në shpërputhje me ligjin dhe që dalin e hyjnë në kufijtë ndërkombëtarë me status të veçantë”, tha Cakaj, në një konferencë për shtyp nga Ministria e Jashtme, raporton tvklan.
“Deputetë matanë legjislaturave të fundit, gjykatës që nuk e kanë kaluar vetingun e deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri, sot gëzojnë status të posatshëm diplomatik. I ftoj publikisht të gjithë, të bëjnë menjëherë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme.”
Pesha e pasaportës diplomatike të Shqipërisë do të restaurohet medoemos, tha Cakaj, duke shtuar se edhe pesha e pasaportës normale të Shqipërisë do të shtohet duke rritur numrin e shteteve në të cilat do të mund të udhëtohet pa viza.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...