Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë takimit, si kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritetet kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën, të lidhura ngushtë edhe me procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur se përveç vlerës së posaçme që ofron Republika e Kosovës si kryesuese e SEECP, ajo po dëshmon fuqimisht kapacitetin e saj të veprimit rajonal dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare në përgjithësi.
“Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës. Në këtë kuptim, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të pakursyer edhe në kuadër të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.”- shkruan Cakaj në statusin e tij në Facebook.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë