Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në qëndrimin e tij në Nju Jork, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë në shkollën e Trashëgimisë Shqiptare “Children of the Eagle”, ku është takuar me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e kësaj shkolle.
Gjatë kësaj vizite Ministri në Detyrë Cakaj ka dhuruar abetare dhe libra në gjuhën shqipe, duke finalizuar kështu edhe fushatën e përvitshme të Ministrisë për Evopën dhe Punët e Jashtme për shpërndarjen e librave në shkollat shqipe në botë.
“Sikur prindërit e tyre, ata janë në rrugë për të vendosur shembullin më të vlefshëm për ne të gjithë: mund të jesh, në të njëjtën kohë,edhe personalitet me tipare të dalluara ndërkombëtare, edhe njeri me karakter të shquar kombëtar” – shkruan Cakaj në Facebook.
Sipas Kryediplomatit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vazhdojë angazhimin e saj ndaj të gjitha zhvillimeve që lidhen me Diasporën si pjesë shumë e rëndësishme dhe e pandarë e Kombit Shqiptar.
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë