Busti i heroit kombëtar, Skënderbeu do të jetë edhe në një qytet të njohur evropian.
Ai është vendosur edhe në Bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Craiova të Rumanisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Një grup deputetësh, me iniciativë të ligjvënësit të PS-së, Fate Velaj, ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij të rastit, deputeti Fate Velaj falënderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj iniciative dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit evropian.
Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin Pavarësinë e Kosovës.
Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Craiovas.
Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...
Shfaqet rast i ri i etheve afrikane të derrave në Kroaci
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen...