Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka pritur paraditen e kësaj të premteje zv.Sekretaren e NATO-s, Rose Gottemoeller, takim pas të cilit kanë dalë edhe në konferencë të shkurtër për mediet.
Vizita e saj vjen vetëm pak ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të aleancës në Bruksel.
Kryediplomati shqiptar ka theksuar në fjalën e tij bashkëpunimin e fortë që ka Shqipëria, si vend aleat, me përfaqësuesit më të lartë të NATO-s.
“Sot kemi diskutuar në radhë të parë për angazhimet e Shqipërisë në këtë aleancë, për projeksionin pozitiv që ka Shqipëria për shpenzimet në fushën e mbrojtjes, bazuar mbi angazhimet e samitit të Uellsit dhe hartën e rrugës që u ra dakord në samitin e qershorit. Shqipëria ka rritur shpenzimet në buxhetin për mbrojtjen, sikurse do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s”, tha Bushati.
Ai deklaroi gjithashtu se janë këmbyer pikëpamje rreth situatës së sigurisë në rajon.
“Mirëpresim bashkëpunimin me Sekretarin dhe zëvendësen e tij, edhe për çështje të konsideruara të një natyre më sensitive, duke marrë në shqyrtim të gjitha sfidat me të cilat përballet rajoni ynë”, deklaroi kryediplomati shqiptar, i cili në fund vlerësoi rolin e KFOR-it në Kosovë, si spirancë stabiliteti për Kosovën dhe më gjerë.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar më tej, në mënyrë që rrezja e stabilitetit të NATO-s në rajonin tonë dhe më gjerë të jetë e pacënueshme”, mbylli fjalën e tij Bushati.
Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s përmendi kërcënimet kryesore të sigurisë në rajon dhe më gjerë, si ndërhyrjet agresive të Rusisë, apo ajo më e fundit shkelja e traktatit të raketave ndërkontinentale, por edhe lufta për influencë në Ballkanin Perëndimor./tch
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...