Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kërkuar rishikimin e qëndrimit të Spanjës për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e autoriteteve spanjolle për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.
Kërkesa u bë gjatë vizitës së Bushatit në Spanjë dhe takimit me homologun e tij, Garcia-Margallo.
Dy ministrat nënvizuan rëndësinë e rivitalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Spanjës, duke theksuar nevojën për ngritjen cilësore të këtij bashkëpunimi si në nivelin politik ashtu edhe në atë ekonomiko-tregtar.
Bushati e inkurajoi kolegun e tij për një qasje më dinamike të Spanjës ndaj rajonit të Ballkanit, parë kjo dhe në kapacitetin e saj si vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...