Bunk’Art 2 po kthehet në një atraksion kryesor për turistët e huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë, por dhe për qytetarët shqiptarë të cilët vizitojnë Tiranën.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili në Facebook ka ndarë pamje ku duket numri i lartë i turistëve që presin të vizitojnë bunkerin sekret të Ministrisë së Brendshme, njëkohësisht edhe muzeumi i parë i dedikuar historisë së sigurimit dhe viktimave të regjimit komunist.
“MIRËMËNGJES dhe nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike, të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqt”, shkruan Rama./Arbresh.info
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët