Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, përshëndet marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.
Në një postim në twitter, ai inkurajon negociata të mëtejshme mes palëve në mënyrë që 15 kushtet e lëna nga Bundestagu gjerman të plotësohen përpara mbajtjes së konferencës për negociatat.
“Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e pranimit.
I bëj thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive. Jam i lumtur që vazhdoj ta mbështes këtë përpjekje. Shumë dallime midis dy palëve duhet të tejkalohen në mënyrë që të arrihet një ligj zgjedhor që përmbush plotësisht standardet e BE dhe OSBE”.
Johann Wadephul thotë se vetëm në këtë mënyrë, më në fund do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së!”
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit