Google ADS

Britania paguan shqiptarët e dënuar që të largohen, strategji për të lehtësuar deportimet

09:24 | 17 Maj 2023
A. B.

Mediat britanike vijojnë t’u kushtojnë një vëmendje të veçantë emigrantëve shqiptarë në ishull dhe këtë herë në fokus ishin të dënuarit që depërtohen në Shqipëri përmes skemave të veçantë për përgatitura nga autoritetet.

Në një artikull të publikuar së fundmi nga BBC, mësohet se personat e deportuar në Shqipëri tregojnë se kanë marrë nga 1500 euro nga qeveria britanike, teksa shumë prej tyre pranojnë se do të tentojnë sërish për t’u rikthyer në Britani.

Fluturimet e deportimit në Shqipëri janë shtuar që kur vendi nënshkroi një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar, për të frenuar emigrimin e paligjshëm.

Sipas shifrave zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar, mbi 1,000 shqiptarë janë kthyer që nga ajo kohë, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarisht, por ka dhe nga ata të cilëve iu është refuzuar statusi i azilantit.

BBC foli me dhjetëra njerëz në disa prej këtyre fluturimeve të dëbimit dhe zbuloi se shumica vinin nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Disave iu ishin ofruar para në këmbim të pranimit të dëbimit dhe në këmbim do të liroheshin pak më herët nga burg, një skemë kjo e përdorur gjerësisht për të huajt e dënuar.

Një 30-vjeçar i intervistuar nga BBC, që po kryente një dënim 6 vjeçar për krimet e drogës u lirua dhe më pas u dëbua për në Shqipëri pas dy vitesh, një vit më para se të kishte të drejtën për t’u liruar me kusht.

“Oficeri i emigracionit erdhi të na takojë. Ai na pyeti nëse donim të ktheheshim në Shqipëri apo të qëndronim në ishull dhe na shpjegoi se nëse zgjidhnim alternativën e parë do të na hiqej 1 vit nga dënimi”.

Markut iu ofruan gjithashtu 1,500 paund në mbështetje financiare për t’u kthyer në shtëpi, sipas një programi të veçantë të quajtur Skema e Kthimit të Lehtësuar.

Një dokument i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thotë qartë se skema është një stimul financiar që iu ofrohet të burgosurve të huaj me kusht që ata të bashkëpunojnë me dëbimin dhe të heqin dorë nga e drejta e tyre për të apeluar kundër tij.

“Ishte zgjedhja ime të kthehesha”, tregon Marku. “Askush nuk më detyroi. Ata thjesht ma ofruan ai mundësi”.

BBC ka shkuar dhe më tej më këtë çështja dhe ka pyetur dhe ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Bledar Çuçi se çfarë masash ka marrë Shqipëria për të parandaluar që personat e dëbuar të kthehen në Britaninë e Madhe.

“Nuk është e mundur t’i vendosësh të gjithëve një çip për t’i ndjekur ku shkojnë. Nëse ka persona me precedentë penalë, veçanërisht në trafik, atëherë policia do të jetë në gatishmëri. Por në përgjithësi, personat që kthehen janë qytetarë të lirë në Shqipëri”, tha ministri.

“I kam sugjeruar koleges Suella Braverman, që të mundësohet gjithashtu legalizimi i menjëhershëm i të gjithë shqiptarëve që punojnë në Mbretërinë e Bashkuara në një punë të ndershme dhe që nuk kanë precedentë penalë”, shtoi Çuçi.

Shpërndaje në rrjete sociale