Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu e njohur edhe për kritikat ndaj kryedemokratit Basha, duket se nuk është e kënaqur edhe me strategjinë që po përdor partia më e madhe opozitare për të hyrë në zgjedhje.
Sipas Bregut, fryma me të cilën PD-ja po hyn në zgjedhje nuk është e duhura, ndwrsa shton se zgjedhja e strategjisë i takon kryetarit.
“Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht. Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët. Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu.
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...