Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka shpërndarë sot foto nga maja e Malit të Tomorit.
Në foto duket se dëbora ka mbuluar majën e malit të shenjtë dhe Tyrben e Abaz Aliut.
“Nga maja jugore e Malit të Tomorit, i cili e ka nisur kaq bukur sezonin e tij dimëror”, AKZM shkruan në Facebook.
I shtrirë në jug të Shqipërisë, Mali i Tomorit është aq imponues në lartësinë e tij prej 2,416 metrash sa në lashtësi i thurën një kult të vetin e i luteshin atij.
Ka ndikuar kaq shumë në imagjinatën kolektive të shqiptarëve përgjatë shekujve sa e kanë konsideruar Olimpin shqiptar.
Është aq inspirues përmes bardhësisë së majave në dimër sa është një nga pikat e referencës të alpinizmit shqiptar.
Etnologia angleze, Margaret Hasluck, e cila ngjiti majën në vitin 1930, u habit kur vuri re se betimi për Baba Tomorin, ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill apo Kuran. Sipas ekspertëve ky kult mbetet nga kultet pagane natyrore, ku fenomenet natyrore shpjegoheshin duke i dhënë malit fuqi të mbinatyrshme.
Përgjatë shekujve ritet pagane, kristiane e islame, kanë bërë që Tomori sot të konsiderohet një mal i shenjtë. Për këtë arsye dhe rilindasit shqiptarë, i kanë kënduar malit me shpresën se mund të zgjonin një ndërgjegje kombëtare./arbresh.info/
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes