Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Edi Rama për deklaratën ku i bënte thirrje policisë të merrte pjesë në fushatë për llogari të PS.
Blushi thekson se Rama provoi se është kërcënim për shoqërinë, pas ajo deklaratë e Ramës është thirrje për tu prerë kokat policëve.
“Humbësi i zgjedhjeve thërret policinë në ndihmë. Nga ligësia, nga mendjelehtësia dhe nga frika Edi Rama e provoi se është nje kërcënim për shoqërinë. Ti kërkosh policëve të mbledhin votat me kapele, do të thotë ti presësh kokën policisë. Në vend që policia të na mbrojë ne tani ne duhet të mbrojmë ne policinë nga Rama. Jo vetëm për këtë shkak do shkarkohet nga puna në 25 Qershor”, shprehet Blushi./arbresh.info/
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa
Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kus...