Kalimi në autostradën Tiranë-Durrës është bllokuar përkohësisht për shkak të punimeve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë jep njoftimin dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve; për të përdorur kalimin nga Fushë Kruja.
Në njoftim thuhet se më datë 11 Prill 2015, duke marrë shkas nga punimet të cilat po zhvillohen në rrugë për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në aksin rrugor, autostrada Tiranë-Durrës; njoftohen të gjithë përdoruesit e rrugës, për të shmangur sa të munden nga ky aks rrugor.
“ Këshillohen drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu të përdorin kalimin nga Fushë Kruja- Ura e Gjoles- Tiranë. Njëkohësisht drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga Tirana për në Durrës këshillohen të përdorin si rrugë alternative, rrugën e vjetër me kalim nga Vaqarri. Autoriteti Rrugor Shqiptar nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë ju kërkon ndjesë për shqetësimet në trafik dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve,” thuhet në njoftimin e shpërndarë sot./Arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump