Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar 4 subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme – pra nga kafshë të paregjistruar e identifikua, të cilat nuk i janë nënshtruar kontrollit të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes (ishin pa vulë dhe certifikatë veterinare)
Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar:
a. 190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec
b. 88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec
c. 20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec
d. 10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë
Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.
Ndaj subjektit “Refije Kapri” u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Gjithashtu AKU është në vlerësim të materialeve edhe për kallëzim penal për veprën penale të parashikuar nga Neni 288/a I K.penal “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimore”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata