163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.
Operacioni u zhvillua sot nga Guarda di Finanza, ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.
Nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.
Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna./tch/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar