Bllokohen 920 pajisje elektronike në doganën e Rinasit

11:13 | 4 Mars 2026
E.G

Bllokohen 920 pajisje elektronike në doganën e Rinasit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se pajisjet elektronike të llojit “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilave 510 celularë të llojeve të ndryshëm janë bllokuar nga Dega Doganore e Rinasit nën dyshimin për cenimin e pronësisë intelektuale.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshëm të rastit.

“Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Degën Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike “Apple” dhe “Samsung”, prej të cilëve 510 celularë të llojeve të ndryshëm, në dyshimin për cënimin e pronësisë intelektuale.

Strukturat doganore vazhdojnë verifikimin e mëtejshëm të rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Të ngjashme