Sipas raportimeve nga terreni, bllokime janë evidentuar nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në drejtim të qytetit të Koplikut, ku aktualisht mbi 200 mjete po përpiqen të lëvizin.
Reshjet e alternuara të breshërit me dëborë dhe ngricat e formuara kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Nga informacionet e fundit, aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht. Ndërkohë, aksin Selcë–Qafë Berdelëci po e pengojnë ngricat e shumta, duke detyruar disa automjete të kthehen në fshatin Tamare, shkruan TopChannel.
Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje, qytetarët ftohen të kontaktojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli