Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë të martën në mëngjes i mori jetën 49 personave. Ky bilanc i rëndë jetësh të humbura nën rrënoja është shënuar në Thumanë dhe Durrës.
Ditën e sotme nuk u raportua për njerëz të gjetur nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar vetëm në një hotel në Durrës, “Mira Mare”. Nën gërmadhat e këtij hoteli të shkatërruar dyshohet se mund të jenë njerëz.
Durrësi ka numrin më të lartë të viktimave, 25 jetë të humbura. Në Durrës goditjet e tërmetit shkatërruan plotësisht dy hotele në zonën e plazhit, dy pallate në qytet si dhe një banesë trekatëshe në zonën e ish-Kënetës. Ndërsa në Thumanë, ku kërkimet janë mbyllur që ditën e djeshme, ishin 23 persona që humbën jetën nën rrënojat e dy pallateve të shembur.
Këtë të premte, Rama deklaroi edhe përfshirjen e Laçit në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të dëmeve të mëdha që ka lënë atje tërmeti.
Ndërkohë, njerëzit të cilëve banesat u janë dëmtuar janë zhvendosur të palestra të ndryshme.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se janë 4 mijë banorë që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe ky numër, sipas saj, mund të rritet në vijim.
Gjatë ditës së sotme është raportuar për banesa që janë zhytur disa kate në dhe, siç ishte dhe banesa 5-katëshe së cilës në sipërfaqe i kishte ngelur vetëm papafingoja. Janë shumë banesa të tjera në situatë të ngjashme, ndërkohë vlerësimi i tyre nga strukurat e specializuara ka nisur.
Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje të dobëta. Ministrja e Mbrojtjes këtë paradite u shpreh se intensiteti i goditjeve është në rënie por i bëri thirrje qytetarëve që të mos kthehen në banesat që të mos jenë në rrezik për jetën./abcnews.al
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...