Një 29 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Trupi i pajetë i shtetases me iniciale S.H është gjetur nga familjarët në oborrin e shtëpisë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia, ku po punohet për sqarimin e rrethanave të ngajrjes.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në lagjen nr. 14, Durrës, është gjetur nga familjarët, në oborrin e shtëpisë, pa shenja jete, shtetasja S. H., 29 vjeçe, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës