Është betuar sot në Kuvend, mes tensionesh e flakadanësh, Avokati i Popullit Endri Shabani.
Deputetët e opozitës kanë tentuar bllokimin e betimit të Avokatit të Popullit duke u pozicionuar në karriget e ministravetë qeverisë dhe duke ndezur flakadanë.
Por përpos zhurmave të krijuara e flakadanëve, kryepalrlamentari Niko Peleshi ka lexuar betimin e Avokatit të Popullit e pas këtij momenti Endri Shabani ka kryer betimin.
Opozita e ka kontestuar zgjedhjen e Endri Shabanit për në krye të institucionit të Avokatit të Popullit. Kujtojmë se dhe seanca e kaluar u zhvillua mes debatesh pasi do votohej kandidatura e Shabanit për Avokat Populli. PD kërkonte tërheqjen e kandidaturës së Shabanit, pasi pretendonte se ai po çonte para skenarin e mazhorancës se Avokatin e Popullit do e zgjedhë PS-ja./rtsh
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës