Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte, 6 mars, mbledhjen e parë të qeverisë së re, pas ceremonisë së betimit të 6 ministrave të rinj dhe zv/kryeministres para Presidenti Bajram Begaj.
Gjatë mbledhjes, Rama diskutoi mbi prioritetet e qeverisë dhe sektorët që mbulojnë ministrat e rinj, duke vendosur linjat kryesore të punës dhe fokusit për periudhën në vazhdim.
Pas betimit, Albana Koçiu do të mbajë postin e zv/kryeministres, duke u bërë kështu numri dy i qeverisë.
Ndryshimet në qeverinë e re përfshinë edhe emërimin e Ferit Hoxha si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besfort Lamallari si Ministër i Brendshëm, Toni Gogu si Ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ermal Nufi si Ministër i Mbrojtjes dhe Erjona Ismaili si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Gjatë ditës së sotme ministrat morën zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u zhvillua në Pallati i Brigadave.
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale