Ministria e Arsimit e Qeverisë së Shqipërisë, Besa Shahini përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, iu ka reaguar të gjithë përfaqësueseve të opozitës, deputetëve dhe disa portaleve, të cilat e kanë kritikuar për dialektin e saj, duke i thënë “Kthehu prej nga ke ardhur”.
Shahini ka shkuar edhe më tej duke thënë se ky sentiment anti-shqiptar është në mospërputhje të plotë me realitetin e një shkëmbimi dhe bashkëveprimi serioz të bashkëkombësve tanë në të gjithë rajoni.
“E shoh të arsyeshme të reagoj tani, sepse në protestat e fundit të stisura nga opozita kundër provimeve kombëtare, dëgjova edhe disa të rinj duke artikuluar frazën e ulët “Kthehu prej nga ke ardhur!”. Është tejet e rrezikshme për të ardhmen e popullit tonë nëse mbjellim sentiment anti-shqiptar tek të rinjtë”, ka shkruar Shahini.
Reagimi i plotë i saj në Facebook:
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...